Jeton Shaqiri: Skandaloze, Levizja Besa ia huazon vëzhguesit e vet VMRO DPMNE-së (Dokument)

Jeton Shaqiri, ministër në detyrë dhe zyrtarë i Bashkimit Demokratik për Integrim përmes “Facebook”, ka zbuluar një skandal të madhë të cilin po e bën Lëvizja Besa në Komunën e Strugës.

Sipas Shaqirit, partia e udhëhequr nga Kasami i ka huazuar dhe deleguar anëtarët e Komisionit Komunal Zgjedhorë të VMRO-së. Shaqiri ka zbuluar edhe emrin. Bëhet fjalë për Kiril Zhupan, anëtarë i VMRO-së që është deleguar nga Besa në Komisionin Komunal Zgjedhorë nën llogon e Lëvizjes Besa.

Për më tepër, ai ka zbuluar edhe dokumente.

Postimi i plotë:
Skandaloze: Levizja Besa ia huazon vëzhguesit e vet VMRO DPMNEsë Kiril Zhupan është anëtar i deleguar nga partia politike Besa i dërguar në Komisionin komunal zgjedhor në Strugë për zgjedhjet e përsëritura më 22.05.2024. Këta që në mëngjes e në mbrëmje bërtasin se i kanë votat e pastërta shqiptare, për çudi nuk paskan gjet asnjë shqiptar ta emërojnë në Komisionin komunal zgjedhor. Aman, mjaftni më se kemi filluar të turpërohemi për turpin tuaj. Për informim të opinionit, anëtari i BDI-së në Këshillin zgjedhor Bardhyl Nasufi ka pranu aktvendimin nga komisioni zgjedhor në Strugë.