“Të nderuar, edhe pak ditë na ndajnë nga dita jonë e fitores. Të gjithë ju, që deri dje jeni hamendësuar për votën tuaj, ju që keni votuar nën presionin e ndonjë partie tjetër, dhe të gjithë ju që jeni të pavendosur dhe keni ende mëdyshje për të ardhmen tuaj, çlirohuni, mendoni për ndryshimin dhe të ardhmen e re që na pret.
Shfrytëzoni të drejtën tuaj të votës për t’i dhënë një shtytje të re këtij ndryshimi. Dilni të votoni, sepse pjesëmarrja juaj, vota juaj, bën ndryshimin e madh, atë që i kemi vënë vetes si kusht të patjetërsueshëm, për t’i thënë jo agjitacionit ndaj jush.
Ne e kemi kapërcyer veten, dhe jemi sot këtu, si garantues jo vetëm të votës suaj por edhe të ndryshimit dhe çlirimit që ju keni ëndërruar.
Jam këtu t’ju garantoj se pavarësisht pallavrave që imponojnë parti të caktuara, për agjenda të huaja e për mjegulla që janë mësuar të shesin çdo ditë, ne jemi ata që do të nisim nga rruga e luftës kundër korrupsionit që u veshi sytë politikanëve të deritanishëm, por deri edhe në finishin e ndryshimeve kushtetuese dhe hapjen e dritares evropiane.
Ne do të luftojmë për barazinë tuaj ekonomike, për ndaljen e eksodeve të të rinjve, për rikthimin e vlerave arsimore dhe mbi të gjitha, për çlirimin nga njëmendësitë politike që i vuani prej 20 vitesh.
Votoni dhe bëjeni që të vlejë shtrenjtë e mërkura e 8 majit” ka shkruar Mexhiti
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Menduh Thaçi: BDI-ja do të pësojë katastrofë – Në momentin që Ali Ahmeti u vendos mes Taravarit e Seles, votat e PDSH i ka të humbura
- Presidentja Osmani reagon: Vajzat e mia të mitura janë përndjekur vazhdimisht dhe kundërligjshëm
- Menduh Thaçi i ashpër ndaj Albin Kurtit: Rrin në një moçal politik – Nuk guxon ta çelë GOJËN
- Vuçiq: Serbia do përballet me sfida të mëdha për Kosovën, shkak aleancat ushtarake
- “Vendi i Ballkanit perëndimor është në BE”, Ursula Von der Lejen: Evropa është në luftë për të ardhmen e saj
- Haradinaj përkrahë fuqishëm protestën në Hagë: Lufta jonë ka qenë çlirimtare
- Mickoski: Qeveria investoi 12 milionë euro në projekte në Gazi Babë
- Ali Ahmeti takon veteranët e LPK-së: “Nuk harrojmë luftëtarin, çlirimtarin, dëshmorin”
- Arrestohet në Kosovë kameramani Jetmir Muji, AGK-ja kërkon lirimin e menjëhershëm
- Dëshmi tronditëse e nënës së Adrianës së ndjerë: Vajza ime e shihte si Zot mjekun Nino Vasev, ndërsa ajo u vra në heshtje nga terapia e gabuar