Dy humbje në këtë sezon në Serie A dhe të dyjat nga Sassuolo.
Kampioni i ri i Italisë, Interi nuk arriti të marrë asnjë pikë në dy përballjet e këtij sezoni me Sassuolon, duke u mposhtur në dy rastet.
Sonte në udhëtim, Interi u mposht minimalisht 1:0 nga Sassuolo, duke e regjistruar vetëm humbjen e dytë kampionale.
Goli i vetëm i ndeshjes u shënua në minutën e 20-të nga Lauriente.
Kjo humbje ia pamundëson arritjen e 100 pikëve Interit, që ka 89 kur kanë mbetur edhe tri xhiro.
Në anën tjetër, kjo fitore ia rrit shpresat për mbijetesë gjelbër e zinjve.
Ata tani kanë 29 pikë në vendin e parafundit, dy më pak se Empoli që është jashtë zonës së kuqe.