Më shumë se 7 mijë njerëz janë evakuuar nga rajoni i Kharkivit, tha këtë të martë kreu i administratës ushtarake të rajonit, Oleh Syniehubov.
Shumica e evakuimeve në rrethet Chuhuiv dhe Kharkiv mne vullnetarë që asistuan përpjekjet.
Ndërkohë, rajoni Sumy, i cili kufizohet me rajonin Kharkiv, ka urdhëruar gjithashtu një “evakuim vullnetar” për disa qytete ku janë shtuar sulmet, sipas administratës ushtarake të rajonit.
Në një postim në platformën Telegram, administrata ushtarake rajonale e Sumy theksoi se njerëzit në Bilopillia dhe Vorozhba po inkurajohen të evakuohen, veçanërisht familjet dhe fëmijët.
“Ky nuk është një evakuim i detyruar, por një evakuim i hershëm vullnetar nga ato vendbanime ku numri i sulmeve është rritur ndjeshëm,” tha të martën kreu i administratës ushtarake të rajonit, Volodymyr Artuikh.
Administrata gjithashtu deklaroi se përpjekjet për evakuim po vazhdojnë edhe për komunitetet kufitare në rajon, të cilat janë nën urdhër evakuimi që nga korriku 2023.