Është gati projekti indian për një avion taksi. “Startup The Plane” bën të ditur se brenda pranverës së ardhshme do të prezantohet edhe prototipi i parë i këtij mjeti.
Sipas themeluesit të kompanisë ky miniavion mund të mbajë në bord deri në 4 persona dhe gjithashtu sipas nevojës mund të transformohet edhe në ambulancë.
Me këtë mjet fluturues, që do jetë elektrik, synimi fillestar i kompanisë është evitimi i trafikut tejet i rënduar, dhe është projektuar në mënyrë që një distancë që kërkojnë një orë me automjet, me këtë avion personal të përshkrohen për më pak se 15 minuta.
Ndërkohë që kompania ka bërë të ditur gjithashtu se së shpejti në treg do mbërrijnë edhe dronë që mund të transportojnë pako me peshë nga 2-6 kg.