Haradinaj: Nëse Kosova s’anëtarësohet në KiE është përgjegjësi e Osmanit, Kurtit e Konjufcës

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se nëse humbet momentumi i pranimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, kjo është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e tre udhëheqësve institucionalë.

Haradinaj tha se presidentja Vjosa Osmani, kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti, me granacitë e dhëna përmes një letre të përbashkët, ku janë zotuar se Kosova do t’i përmbush obligimet që dalin nga Marrëveshja e Brukselit dhe sipas tij, tërheqja prej fjalës së dhënë, janë jo vetëm humbje, por edhe goditja më e rëndë që mund t’i bëhet Kosovës në planin ndërkombëtar.

“Udhëheqja e Kosovës me veprimet e saj, përfundimisht e ka humbur besimin, ndërkaq Kosovën e ka shndërruar në një vend që po izolohet e po ndëshkohet përditë e më shumë. Në krejt këtë situatë shqetësuese, kur po shihet qartë se vendi nuk ka as udhëheqës e as zot shtëpie, Presidentja e vendit ka vendosur të hesht dhe të na bombardojë me pamje nga ajri, të pilotimit të një helikopteri”, tha ai.