Pep Guardiola dhe Manchester City e kanë vënë re largimin e Ilkay Gündogan këtë sezon.
Trajnerit spanjoll i mungon prania, loja dhe ndikimi i tij. Lojtarët e ardhur për ta zëvendësuar nuk e kanë bërë të harrojë dhe klubi anglez ndjen keqardhje që nuk ka insistuar për rinovimin e tij, siç ka mësuar Mundo Deportivo.
Ish-trajneri i Barçës dhe Bayern Munichut është një adhurues i stilit dhe mënyrës së lojës së ish-lojtarit të tij. Në fakt, ishte nënshkrimi i tij i parë pas mbërritjes në klubin anglez.
Gündogan ishte një lojtar kyç për trajnerin Guardiola që kur erdhi në vitin 2016. As Kovacic , as Matheus Nunes dhe as të gjitha testet që ai ka bërë nuk kanë mundur të mbushin boshllëkun e lënë nga gjermani.
Largimi i tij u vu re mbi të gjitha në fillim të sezonit, megjithëse më vonë skuadra filloi të rikthehej për të luajtur një kampanjë të mirë në Ligën e Kampionëve, e eliminuar me penallti nga Real Madridi.
Pep Guardiola nuk donte ta linte të largohej, por City e mori rinovimin e tij me qetësi. Anglezët e kanë vënë re boshllëkun në mesfushë.