Grubi mesazh votuesit opozitar: Mos e jepni votën për Gordanen dhe VMRO-në për interesat e 5 personave
Zv. Kryeministri Artan Grubi, përmes një postimi ka bërë thirje që votat e shenjta të qytetarve të mos shkojnë tek Mickovski dhe për interesat e 5 personave të opozitës, të cilët kanë braktisur partitë e tyre, votën e ndershme opozitare e shëndëruan në votë për VMRO-në, Mickovskin dhe Gordanën.
“Për interesa të ngushta, personale, të 5 personave në opozitë, të cilët kanë braktisur partitë e tyre, votën e ndershme opozitare e shëndëruan në votë për VMROnë, Mickovskin dhe Gordanën.
Votën tuaj të shenjtë po ia shesin pa asnjë kusht VMROsë për interesa personale.
Të dashur bashkëkombas dhe të giithë të tjerët, ju keni shans që ta përmirësoni këtë me 8 maj dhe të drejtoni votën tuaj në drejtim të mbrojtjes së UÇKsë, shqiptarëve, barazisë, Marrëveshjes së Ohrit, balanserit, badinterit, gjuhës shqipe, administratorëve shqiptarë, Europës, miqësisë me Amerikën, fqinjësisë së mirë dhe marrëdhënieve të shëndosha ndëretnike.
Po deshët ta vendoni para aktit të kryer Mickovskin e VMROnë e t’ia pamundësoni ti bënë të gjitha ato që i kërcënon dhe ti thoni JO Mickovskit, JO Gordanës, JO Serbisë e Rusisë, JO 5 të dëshpëruarve dhe të dështuarve që e shitën votën tuaj dhe nuk po zgjedhin mjete për ta shpëtuar lëkurën e tyre, atëherë dilni dhe rreshtohuni me Frontin Europian dhe mundësoni 30:0 me deputet më 8 maj duke e rrethuar numrin 4️⃣.
Të GJITHË NË KËMBË PËR MOS TË LEJUAR nëpërkëmbje dhe kthim prapa 25 vjet dhe bllokim 20 vitet e ardhshme.
VOTO 4️⃣
🗣️ JO Rusisë, PO Europës!
🤝 Një Kryeministër për të gjithë
📈Marrëveshje Kornizë Ekonomike
#FrontiEuropian 🇪🇺🤝🇺🇸 #bashkë” ka shkruar Grubi