Grenell i gëzohet përgjigjes së Sholz, Macron e Meloni për Kurtin: Më në fund po e përqafojnë politikën e Trump ndaj Kosovës
Emisari i posaçëm i ish-Presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka dhënë një koment mbi letrën që tre liderët evropianë, kancelari gjerman, Olaf Scholz, presidenti i Francës, Emmanuel Macron dhe kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni i dërguan kryeministrit Kurti për t’ia bërë të qartë që e mbështesin draft-statutin për Asociacionin nga Lajçaku.
Grenell pohon se “europianët më në fund po e përqafojnë politikën e Trump për Kosovën”.
“Më në fund! Evropianët përqafojnë politikën e Donald Trump për Kosovën. Italia, Franca dhe Gjermania i thonë kryeministrit të Kosovës Albin Kurti se ai duhet të bëjë “përparim vendimtar” për të zbatuar marrëveshjet e kaluara ose ata nuk do të mbështesin aplikimin e tyre në Këshillin e Evropës”, shkruan Grenell.
“Përgëzoj Italinë që bëri që Franca dhe Gjermania të veprojnë më në fund”, shprehet ai.
“Është e rëndësishme të theksohet se administrata Trump e bëri këtë kërkesë të Kurtit 4 vjet më parë – dhe u kritikua nga evropianët për të”, shton ai.
Postimi i plotë:
Finally!
Europeans embrace the Donald Trump policy on Kosovo.
Italy, France & Germany tell Kosovo PM @albinkurti that he must make “decisive progress” to implement past agreements or they won’t support their Council of Europe application.
I credit Italy with getting France… pic.twitter.com/eVIIKSjUBU
— Richard Grenell (@RichardGrenell) May 16, 2024