Gjoba për 125 shoferë në Shkup, 16 prej tyre pa patentë shoferi

Sektori i Punëve të Brendshme Shkup gjatë ditës së djeshme (15.05.2024) ka vazhduar me kontrolle të shtuara në trafik, me çrrastë vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 125 gjoba, nga të cilat:

16 për drejtim mjeti pa patentë shoferi, shtatë sanksione për kalim në semafor të kuq, katër masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, tri sanksione për mosvënien e rripit të sigurisë” – thuhet në kumtesë.