Kufiri mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut ka qenë vizita e radhës që e ka bërë kryetari i “Alternativës”, Afrim Gashi.
Ai në këtë pikë kufitare ka shkuar për ta dërguar edhe një mesazh se lidhja me Kosovën dhe Shqipërinë është prioritet për koalicionin VLEN.
Gashi me këtë rast ka treguar se si nuk është duke u respektuar marrëveshja e ratifikuar në Kuvend për integrimin e kufirit.
“Në dhjetor të vitit që shkoi kuvendi ynë republikan e ka ratifikuar marrëveshjen me Kosovën për integrimin e kufirit. Megjithatë, siç e shihni, BDI-ja nuk e respekton atë dhe vazhdon t’i maltretojë qytetarët e të dyja vendeve. Kaq nga patriotizmi i tyre”.
I parti i “Alternativës” ka thënë se BDI bashkë me Vuçiqin e kanë integruar kufirin me Serbinë, por jo edhe atë të Kosovës e Shqipërisë.
“Derisa ata, me Ballkanin e Hapur të Vuçiqit, e integruan kufirin me Serbinë, ne jemi këtu t’ju themi se për koalicionin VLEN lidhja me Kosovën dhe Shqipërinë është ndër prioritetet tona më të larta. Andaj ne besojmë se ky angazhim ia vlen”, ka thënë Gashi.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Me veturë goditi për vdekje 75-vjeçaren në Kapishtec dhe u arratis, arrestohet në Serbi 18-vjeçari Sait Saitov
- Rreze veprimi deri në 200 metra/ Çfarë mund të zbulojnë kamerat e sistemit “Qytet i Sigurt”?
- Rutte: Po e ndjekim me kujdes situatën në Ballkanin Perëndimor
- Kasami kërkon falje për paraqitjen me BMW në takimin e liderëve: S’kam veturë personale, e vozis të prindit tim (VIDEO)
- Meidani: “Nuk bëjmë politikë ditore, por shtetërore”
- Zëvendëskryeministri Sali uron Albulena Haxhiun për zgjedhjen në krye të Kuvendit të Kosovës
- Zekolli, Elmazi e Haxhiu shënojnë nisjen e punimeve për rikonstruimin e rrugës që lidhë Rashçen me Kopanicën
- Spiropali uron Kosovën: Do të qëndrojmë gjithmonë pranë saj në rrugëtimin euroatlantik
- Taravari deshi ta sjell BDI-në në qeveri
- Albin Kurti jep betimin si kryeministër