Futboll: Të shtunën dhe të dielën zhvillohen ndeshjet e baloyazhit për plotësimin e ekipeve në Ligën e Parë dhe të Dytë
Me ndeshjet e xhiros së 33-të u mbyll sezoni 2023/2024,në Ligën e Parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut. Ndërkohë ka mbetur vetëm të zhvillohet ndeshja e balotazhit mes ekipit të Vardarit dhe Detonit Pllaçkovica më çka edhe do të mësohen 12 ekipet që do të garojnë në Ligën e Parë të futbollit vendor në sezonin 2024/2025.
Nga FFM kanë bërë të ditur përmes një njoftimi se ndeshja e balotazhit për Ligën e Parë ndërmjet Vardarit dhe Detonitit do të luhet të dielën në Strumicë, duke nisur nga ora 17:00.
Ndërsa në hapësirat e FFM-s është hedhur shorti për ndeshjet e balotazhit për kualifikimin në Ligën e dytë ku do të luajnë këto ekipe: Boreci i Velesit kampion në grupin Jug, Vëllazërimi Kërçovës kampion në grupin Perëndim, KF Kumanova kampion në grupin Veri, Vardarski nga Bogdanci kampion në grupin Lindje dhe Korabi i Dibrës kampion në grupin Jug-Perëndim dhe Pobeda e Prilepit skuadra e pozicionuar e 14-ta në renditjen e tabelë së Ligës së dytë.
Ndeshja Vardarski – Korabi do të zhvillohet në Maxhari, Pobeda – Kumanova, do të përballen në stadiumin e Gjorçe Petrovit, ndërsa Boreci – Vëllazërimi përballen në Manastir. Të gjitha ndeshjet zhvillohen të shtunën (25 maj) me fillim në ora 17:00, takohen
Boreci – Vëllazërimi
Kumanova – Pobeda
Vardarski – Korabi