Të paktën 20 persona u vranë dhe disa u plagosën në një sulm ajror izraelit në kampin e refugjatëve Nuseirat në pjesën qendrore të Rripit të Gazës. Ushtria izraelite ka shënjestruar vazhdimisht kampin Nuseirat dhe në mes të majit të paktën 40 njerëz u vranë.
Në të njëjtën kohë, ushtria izraelite njoftoi se dy ushtarë izraelitë u vranë në pjesën jugore të Rripit të Gazës.
Ushtria izraelite e ka përqendruar ofensivën e saj në pjesën jugore të enklavës palestineze ku, sipas Izraelit, fshihen brigadat e grupit militant palestinez Hamas.