Bayern Munichi është rikthyer te fitorja në Bundesligë.
Skuadra e drejtuar nga Thomas Tuchel triumfoi sot ndaj Wolfsburgut, në ndeshjen e vlefshme për javën e 33-të dhe të parafundit.
Ndeshja e luajtur në “Allianz Arena” përfundoi me rezultatin e pastër 2:0.
Lovro Zvonarek (4’) dhe Leon Goretzka (13’) realizuan golat e fitores për “Bavarezët”.
Bayerni pas kësaj fitore ka 72 pikë dhe renditet në pozitën e dytë, me dy pikë më shumë se Stuttgarti.
Xhiro e fundit do të jetë përcaktuese për këtë pozitë.
Wolfsburgu ndodhet në pozitën e 12-të me 37 pikë të grumbulluara.