Festat e Majit shtuan interesimin e struganëve për udhëtime

Festat e majit shtuan interesimin e struganëve….

Festat e majit shtuan interesimin e struganëve për të udhëtuar. Teksa gjatë fillimit të majit Liqeni i Ohrit ishte I mbushur me turistë mga vende të ndryshme të botës, qytetarët lokalë vendosën që festat dhe ditët e tyre të lira ti kalojnë jasht vendit, kryesisht në Greqi, Itali dhe Turqi.

Nga agjencionet turistike thonë se kjo është hera e parë që struganët janë të interesuar për pushime në pranverë.

“Mund të mburremi se kohëve të fundit qytetarët janë shumë të interesuar pēr udhëtime, që është shumë mirë për ne si agjentë por edhe për udhëtarët që I shijojnë udhëtimet e tyre, sepse këtë vit kishim më shumë festa dhe ditë të lira kështu që kishte interes nga qytetarët. Nga destinacionet më të dëshiruara ishte Greqia, ishujt të cilët kohëve të fundit janë shumë të preferuara, Dubai për shkak se kemi fluturime direkt prej Tirane, por është rritur interesimi edhe për udhëtimet me lundrim.” – tha Ankica Krstanoska, pronare e një agjencioni turistik.

Edhe për verën e këtjj viti interesimi I struganëve për të udhëtuar është rritur dukshëm dhe tashmë kanë bërë rezervimet e tyre. Trend ende vazhdon të mbetet Turqia dhe Egjipti, megjithatë ka interesim edhe për vendet afrikane.

“Për sezonin veror jemi përgatitur plotësisht që në dimër. Është një trend I mirë që kryesisht të rinjtë paguajnë shumë herët dhe I kapin ofertat me çmime më të, mira, paguajnë vetëm 30% dhe pjesën tjetër më vonë kështu që ju vijnë më lehtë dhe e praktikojnë shumë. Kemi kërkesa shumë, kërkesat më të mëdha janë për në Antali dhe në Egjipt, edhe Tunizi është në listë, megjithatë Antalia, Bodrumi dhe Hurgada janë trend”. – deklaroi Ankica Krstanoska, pronare e një agjencioni turistik.

Pushimet verore struganët preferojnë ti bëjnë gjatë muajit qershor ose në fund të sezonit veror, gusht dhe shtator, kjo për shkak se muaji korrik është kulmi I sezonit turistik në Strugë. Megjithatë struganët viteve të fundit udhëtojnë masivisht edhe gjatë muajve të tjerë të vitit.