20.05.2024, Shkup: Punonjësit e EVN Maqedoni bënë punë vullnetare në kuadër të aksionit më të madh ekologjik në vend për pastrimin e mbeturinave “GENERALKA WEEKEND 24”. Dyzet vullnetarët mblodhën mbeturinat në lokacionin përreth hidrocentralit “Matka” dhe Qendrës Ekspozuese “Matka”.
Bashkimi në këtë aksion pasqyron kontributin e vazhdueshëm të kompanisë në minimizimin e ndikimeve negative dhe rritjen e ndikimit pozitiv në mjedis dhe shoqëri në tërësi.
“Roli si partner i EVN Maqedoni në këtë projekt është dëshmi se ne jemi plotësisht të përkushtuar, i vendosim parimet e qëndrueshmërisë në të gjitha aktivitetet tona dhe me përgjegjësi i përdorim resurset që na janë besuar për të ruajtur mjedisin për gjeneratat e ardhshme.
Ne e njohim rolin kryesor në promovimin e parimeve ekologjike, sociale dhe të qeverisjes dhe përputhshmërinë me standardet ESG. Përgjegjësia për zhvillimin e strategjisë së qëndrueshmërisë është prioritet në nivelin më të lartë të korporatës dhe është detyra jonë të kontribuojmë në një mjedis të qëndrueshëm dhe të krijojmë një të ardhme të gjelbër për vendin”, tha Jirgen Fllajshhaker, Zëvendës Kryetar i Bordit Drejtues të EVN Maqedoni.
EVN në të gjitha aktivitetet e saj vendos parimet e qëndrueshmërisë dhe përpiqet të përmirësojë cilësinë e jetës së qytetarëve. Energjia dhe mbrojtja e mjedisit janë segmente të ndërlidhura dhe qëllimi ynë është të kontribuojmë në rritjen e ndërgjegjësimit të publikut për grumbullimin, përzgjedhjen dhe depozitimin e duhur të mbetjeve. Në këtë drejtim, ne realizojmë projekte të ndryshme për mbrojtjen e diversitetit biologjik, menaxhimin e mbetjeve dhe pajisjeve që përmbajnë bifenil të poliklorinuar (PCB), mbrojtjen e tokës, ujit dhe ujërave nëntokësore.