Ernest Muçi vendimtar, Besiktasi kalon në finale të Kupës së Turqisë

Besiktasi ka kaluar në finale të Kupës së Turqisë.

Skuadra e drejtuar nga Fernando Santos eliminoi sonte Ankaragucun, në gjysmëfinale të kësaj gare.

Ndeshja e zhvilluar në “Tupras Stadium” përfundoi me rezultatin 1:0. Kjo ishte ndeshja e dytë gjysmëfinale apo e kthimit. E para ishte mbyllur baras dhe pa gola.

Besiktasi siguroi finalen falë golit të reprezentuesi shqiptar, Ernest Muçi, i cili shënoi në minutën e 70-të.