Epiqendra e tërmetit të sotëm ishte Kleçka e Lipjanit, ME: Në të ardhmen kjo zonë mund të gjenerojë tërmete të fuqishme
Ministria e Ekonomisë ka thënë se epiqendra e tërmetit të sotëm ka qenë Kleçka e Lipjanit.
Tërmet ka qenë me magnitudë 2.7 sipas shkallës Rihter.
“Bazuar në Rrjetin Sizmologjik, Shërbimi Gjeologjik i Kosovës dhe Qendrës Sizmike Euro-Mediterane, si dhe në analizën numerike të të dhënave të ngjarjes sizmike, më 13.05.2024 në ora 18:04:01 sipas kohës lokale, territori Kosovës është goditur nga një tërmet me magnitudë 2.7 sipas shkallës Rihter, përkatësisht me intensitet III-IV ballë të Merkalit.”
Thellësia hipoqendrore e tërmetit ishte 7 kilometra.
“Epiqendra e këtij tërmeti ishte në lokacionin me koordinata gjeografike: 42.500; 20.879, 30 km në jugperëndim të Prishtinës, 10 km në lindje të Malishevës, zona Kleçkë e Komunës së Lipjanit. Thellësia hipoqendrore ishte 7 km.”
ME thotë se tërmeti nuk kishte potencialin që të rrezikojë njerëzit apo të shkaktojë dëme materialit.
Ministria shton se kjo zonë në të ardhmen mund të gjenerojë tërmete me magnitudë të intensitetit të lartë.
Tërmeti nuk kishte potencialin të rrezikon qytetaret apo ndonjë dëm material, për shkak të forcës se ulët, nuk kishte vend për panik apo shqetësime, njëherësh ky tërmet dëshmon për zonën që është zonë aktive, e cila në të kaluarën ishte goditur me tërmete me intensitet të lartë. Bazuar në katalogun historik të tërmeteve, kjo zonë edhe në të ardhmen mund të gjenerojë tërmete me magnitudë të intensitetit të lartë, ashtu sipas llogaritjeve dhe studimeve të paraqitura me Hartën e Rrezikut Sizmik për Kosovë.”