Një 49 vjeçare në Fier ka plagosur me thikë të atin.
Ajo është vënë në pranga nga policia, kurse babai i saj ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Komisariati i Policisë Fier arrestoi shtetasen A. S., 49 vjeçe, banuese në fshatin Ferras, pasi për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), babanë e saj, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën’, informon policia.