Dyshime për keqpërdorime, Bilall Kasami asfalton pa tender. Prokuroria të merr masa

Kryetari i komunës së Tetovës Bilall Kasami, vazhdon të keqpërdor komunën për fushatë zgjedhore. Ai gjatë fushatës ka asfaltuar dy tre rrugë pa pasur projekt pa hapur tender dhe pa mbikqyrës. Prokuroria duhet të merr masa urgjente se si mund kryetari i komunës së Tetovës të asfaltojë rrugë me kompani të afërta me kryetarin pa e fituar tenderin.

Portali TS, ka gjurmuar edhe në webfaqen e prokurorimeve publike si dhe në webfaqen e komunës së Tetovës dhe nuk shihen askund rrugët që i ka asflatuar Bilall Kasami.

Pas zgjedhjeve dyshohet se do të hapen tendere për rrugët e asflatuara, me këtë dëshmohet se do të ketë keqpërdorime të mëdha pasi më puna është kryer.

Nuk dihet nëse Policia dhe Prokuoria do të marrin masa për këto veprime të Kasamit.

Vlen të thekësohet se tetovarët për 3 vite e dënuan Bilall Kasamin duke e ndëshkuar me votë. pasi për 3 vite qytetarët kuptuan premtimet boshe të Bilall Kasamit.