Dy persona kanë mbetur të plagosur pasi kanë dalë me katërçikletë nga rruga Kodra e Diellit – Leshnicë
Aksidenti ka ndodhur pasditen e sotme dhe është lajmëruar në numrin e vetëm të telefonatës për thirrjet e urgjencës 112 në QMK.
Duke drejtuar një katërçikletë, dy persona pasditen e sotme kanë rënë në një përroskë në rrugën Kodra e Diellit – Leshnicë, bëri të ditur Qendra e Menaxhimit të Krizave. Nga aty thonë se aksidenti është raportuar pak pas orës 16:00 dhe menjëherë në vendngjarje ka mbërritur një ekip i ndihmës mjekësore.
“Aksidenti është raportuar në orën 16:06 në numrin unik të emergjencës 112 në QMK. Nëpërmjet një konference në Stacionin Policor Kodra e Diellit është marrë njoftim se dy persona me një “katërçikletë” kanë dalë nga rruga në një përroskë. Me ta ishte edhe një person tjetër me katërçikletë, por ai nuk mund t’i shihte apo dëgjonte pasi u ngritën”, njofton QMK.
Për momentin nuk ka të dhëna për natyrën e plagëve, por nga sa mësohet ata janë transportuar menjëherë në spitalin më të afërt me automjet të Shërbimit të Urgjencës Mjekësore për të marrë mjekimin e duhur dhe në kohë për dëmtimet.