Dy pasagjerë nga helikopteri i rrëzuar kontaktuan ekipet e shpëtimit

Nënkryetari iranian për Çështjet Ekzekutive Mohsen Mansouri tha se dy pasagjerë nga helikopteri me të cilin po udhëtonte presidenti Ebrahim Raisi kanë komunikuar me forcat e shpëtimit.

Mansuri ka theksuar se kjo do të thotë se aksidenti me gjasë ka qenë i intensitetit më të ulët. Ndërkohë, Ministria e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit të Iranit tha se kishte identifikuar vendin e rrëzimit brenda një rrezeje prej dy kilometrash.