Dita e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare ka kaluar e qetë pa asnjë incident që do të prishte rendin publik, thonë nga dikasteri i Ministrisë së Brendshme. Sipas ministrit Pançe Toshkovski, qytetarët e vendit me sjelljen e tyre dëshmuan se janë demokratikë dhe meritojnë pjesë në familjen evropiane. Punën si duhet, sipas Toshkovskit, e kanë kryer edhe mbikëqyrësit e procesit, si ata të brendshmit, ashtu edhe të jashtmit, të cilët me organizimin profesional mundësuan një ditë normale të zgjedhjeve të dyfishta.
“Në Maqedoni u mbajtën ndoshta zgjedhjet më të qeta, më demokratike dhe më korrekte nga të tjerat që janë mbajtur, e sidomos nga aspekti i sigurisë. Në suaza të kompetencave të Ministrisë së Punëve të Brendshme nuk janë konstatuar shkelje serioze të procesit zgjedhor. Nuk është konstatuar shkelje e procesit të zgjedhjeve gjatë gjithë ditës.”, – deklaroi ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski.
“Qytetarët patën mundësi që ta realizojnë të drejtën e votës. Policia e Maqedonisë në këtë ditë vërtetë ishte në krye të detyrës dhe i realizoi të gjitha parakushtet që dita e zgjedhjeve të kalojë në mënyrë demokratike.”, – theksoi zëvendësministri plotësues, Mitko Bojmacaliev.
Edhe nga Prokuroria Publike me vlerësim se dita e zgjedhjeve ka kaluar përgjithësisht pa shqetësime të mëdha për procesin e votimit dhe raportime për incidente zgjedhore. Nga të dhënat e marra nga prokuroritë publike në vend, në Prokurorinë Publike të Kavadarit është ngritur rast pas kallëzimit ndaj një personi nga Negotina, i cili është kallëzuar nga një qytetar për vepër penale – Shkelje e lirisë së përcaktimit të zgjedhësve nga neni 160 i Kodit Penal.
Një rast tjetër sipas Prokurorisë Publike është evidentuar në PThP Koçan, ku janë pranuar njoftime nga MPB-ja për ngjarje të raportuara lidhur me transportin e organizuar të votuesve deri në vendvotim.
“Të gjitha dyshimet e mundshme për vepra penale që mund të prishin procesin zgjedhor do të hetohen dhe rastet do të kenë prioritet për veprim në prokuroritë publike.”, thonë nga PThP-ja.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Lladrovci: Një vit të humbur nuk ia kemi pasur borxh askujt
- Ali Ahmeti takon Ambasadorin e Spanjës, theksohet përkushtimi për rrugën euroatlantike dhe zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit
- Osmani njofton: E kam caktuar Albin Kurtin mandatar për formimin e Qeverisë, i uroj suksese
- Kasami: Rikonstruimi i Qeverisë pritet ta përfshijë edhe Fillkovin! Po mundohet që dështimin e tij ta mbulojë duke e rikthyer çështjen te temat ndëretnike
- Kasami: Nesër Kuvendi Qendror i Lëvizes BESA, vlerësojmë pozicionin tonë në Qeveri, vendim për rrugëtimin tonë të mëtutjeshëm
- Betohen deputetët e rinj të kuvendit të Kosovës
- Gjobë prej 1.300 eurosh për një kompani ndërtimi në Aerodrom: Ndotën rrugët me goma të papastruara
- Mexhiti e quajti “ministër i kanabisit”, reagon Taravari: Kërko falje se do të padis!
- Albulena Haxhiu zgjedhet kryetare e Kuvendit të Kosovës
- A ka kryer marrëdhënie pas ndarjes nga Ilir Meta? Ja si u përgjigj Monika Kryemadhi