DASh: Po punojmë për të siguruar një rrjedhë të pandërprerë të ndihmës humanitare në Gaza

Një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit tha se përparësia e tyre kryesore është arritja e një marrëveshje armëpushimi.

Kjo marrëveshje do të mundësonte lirimin e pengjeve dhe një rritje të ndihmës humanitare në Gaza.

“Ne po punojmë për të siguruar një rrjedhë të pandërprerë të ndihmës humanitare, për të përfshirë rihapjen e menjëhershme të Kerem Shalom për ndihmë humanitare. Izraeli është zotuar ta bëjë këtë në jo më pak se 24 orë”, tha zëdhënësi.

“Ne gjithashtu kemi shprehur vazhdimisht dhe vazhdimisht pikëpamjet tona për një operacion të madh në Rafah”, shtoi ai.

“Ne besojmë se vendkalimi kufitar Rafah duhet të rihapet për lëvizjen e ndihmës humanitare”, tha tutje zëdhënësi i DASh-it, raporton The Guardian