Florim Zeqa
to info, info, info, +7
2 hours ago
Details
Shkruan: Florim Zeqa 11.05.2024
Çlirimtarët e harruar nga yryshnikët e pushtetit!
Në Kosovë nëse nuk je i lidhur me pushtetin, po nuk pate të njofshëm dhe shumë pare nuk ke vlerë, dija dhe përgatitja profesionale janë të papërfillshme, ndershmëria dhe sinqeriteti poashtu. Në vendin e shundit e kiçit vijnë në shprehje vetëm paraja dhe serviliteti, banaliteti dhe maskarrallëku njerëzor. Ndërsa, njerëzit e ndershëm me xhepat bosh mbeten si peshku pa ujë.
Ndarjet partiake të kthyera në ndarje shoqërore
Politizimi i sakjshëm është ka duke e çuar shoqërinë shqiptare drejt zhdukjes të vlerave kombëtare. Ndarjet dhe përqarjet partiake e kanë rrënuar në themel embrionin e shtetit-familjen.
Nuk ka si të jetë ndryshe, kur në një familje 5 anëtarëshe futen 6 parti politike. Kurse i zoti shpisë me zemër të thyer, tifozerisë partike brenda familjes i përgjigjet, hajt se mirë e keni, kjo është demokraci!
Ky është vetëm një segment i ndarjeve tona shoqërore, pasi ndarjet tjera janë më të thella dhe më të mëdha.
Luftëra kemi pasur edhe në të kaluarën, por asnjëherë heronjët dhe dëshmorët nuk i kemi ndarë në baza partiake. Kurse sot, yryshnikët e pushtetit po i ndajnë padrejtësisht edhe të rënët për liri, po i ndajnë martirët, po i ndajnë heronjët dhe dëshmorët, po i ndajnë veteranët dhe invalidët e luftës që i lanë gjymtyrët e trupit për lirinë që ne sot e gëzojmë.
Kjo nuk është që po e themë unë, por këtë çdo ditë po e shohin dhe përjetojnë qytetarët e vendit gjatë përurimit të shtatoreve dhe lapidareve të dëshmorëve gjithandej Kosovës.
Përkujtimet e heronjëve dhe dëshmorëve të ndara në baza partiake, janë imazhi më i keq jo vetëm para qytetarëve të vendit, por edhe para bashkësisë ndërkombëtare, e cila po na ndëshkon siq është më së keqi shkaku i ndarjeve tona të brendshme.
Një popull sa do i vogël të jetë, kur është i bashkuar nuk ka stuhi që e lakon!
Nëse ne nuk e duam vetëveten, kot presim t’na duan të tjerët!
Harresa institucionale e heronjëve të gjallë të luftës çlirimtare
Luftëtarët e lirisë, djemt dhe vajzat ju bashkangjiten UÇK-së lavdishme jo si anëtarë të partive politike por si bijë e bija të popullit liridashës për çlirimin e vendi nga pushtuesit serb.
Andaj, askush nuk ka të drejt t’i ndajë, madje as të thotë, se heronjët dhe dëshmorët i përkasin atij apo këtij krahu politik.
Vrapimi i yryshnikëve të pushtetit pas ditëve përkujtimore të dëshmorëve të rënë për lirinë e atdheut (për aspekte elektorale), ka bërë që të harrohen nga kujtesa kolektive heronjët e gjallë dhe më të guximshëm të UÇK-së, sa prej tyre pjesëmarrës në tri luftat çlirimtare (Kosovë, Iliridë dhe Luginë të Preshevës)!
Kjo është e pafalshme për të gjithë krahët politik dhe për për të gjitha subjektet pa dallim pushtet dhe opozitë.
Askujt sot nuk i intereson për gjendjen materiale të çlirimtarëve!
Të ulur në kolltuqet e thella të pushtetit qendror dhe lokal, në qeveri, parlament dhe presidencë, të gjithë marrin paga të majme.
Politikanët e nivelit të lartë kanë krijuar pasuri marramendëse, e bëjnë jetën luksoze dhe asnjëri prej tyre nuk pyet për jetën e një çlirimtari të zakonshëm, i cili jeton me vetëm 170 euro në muaj, në kushte të vështira, i cili mbledhë kanaçe nëpër kontejnerët e mbeturinave në përpjekje për t’ua krijuar kushtet për jetë dhe shkollim fëmijëve të tyre, me të vetmin qëllim të ruajtjes me nder të emblemës së UÇK-së!
Ndershmëria e ushtarit të UÇK-së ka mbetur në mëshirën e bamirësve, pa përkujdesje shtetërore!
Kjo është pasqyra reale e shtetit të Kosovës, e udhëheqësve shtetëror dhe partiak pa ndjenja njerëzore, të cilët sorrollaten poshtë dhe lartë, brenda dhe jasht shtetit pa e bërë asnjë punë të mirë për vendin!
Përulem me respektin më të madh para të gjithë aktivistëve dhe veprimtarëve, para të gjithë luftetarëve të lirisë, para të gjithë veteranëve të vërtetë dhe invalidëve të luftës çlirimtare që dhanë gjithçka patën për lirinë e vendit dhe ndërtimin e shtetit, pa marr asgjë prej tij.
Zoti e bekoftë gjakun e derdhur për lirinë e atdheut!