Besimtarët ortodoks sot festojnë festën më të madhe të krishterë Pashkët – Ringjalljen e Krishtit, dita kur Jezu Krishti dëshmoi fuqinë e tij hyjnore dhe u ringjall nga të vdekurit. Ringjallja e Krishtit u shpall në mesnatë në të gjithë tempujt e Kishave ortodokse maqedonase, ndërsa sot mbahen liturgjitë e Pashkëve.
Kryepeshkopi i KOM-KO z.z Stefani adhuroi në kishën katedrale “Shën Kliment i Ohrit” në Shkup nga ku shpalli Ringjalljen e Krishtit dhe dha mesazhet për Pashkët.
Ringjallja e Krishtit është një festë që ndërthur besimin dhe traditën, të dashura që nga kohëra të lashta, ndërsa fillon të Enjten e madhe edhe para lindjes së diellit, kur amviset lyejnë vezët e para të Pashkëve. Kjo traditë kishtare e ka origjinën nga shekulli i parë pas Krishtit, megjithatë praktikohej edhe në kohën e apostujve të shenjtë – dishepujve të Krishtit dhe pasardhësve të tyre. Tradita e shenjtë dëshmon për këtë. Veza e Pashkëve është po aq e vjetër sa krishterimi dhe kisha e ka pranuar në traditën dhe praktikën e saj si simbol të Ringjalljes së Krishtit. Të krishterët e parë dhe bashkëkohësit e apostujve filluan të lyenin vezë dhe t’i dhuronin ato për Pashkët, duke përshëndetur njëri-tjetrin me përshëndetjen: Krishti u ringjall! Me të vërtetë u ringjall! Kështu duke përshëndetur njëri tjetrin, i pari kumton lajmin e ringjalljes së Krishtit, ndërsa i dyti e konfirmon dhe në fakt të dy rrëfejnë besimin e tyre në ringjallje. Kjo praktikë vërehet në Letrën e shenjtë edhe sot e kësaj dite, kështu që besimtarët përshëndesin njëri tjetrin me këtë përshëndetje deri në ngjitjen e Krishtit në qiell, në Ditën e shpëtimit.
Ngjyra e kuqe simbolizon fitoren. Kuptimi i saj në këtë festë të madhe të krishterë është se Zoti, Jezu Krishti me ringjalljen e tij ka mundur vdekjen. Ngjyra e kuqe përfaqëson forcën dhe fuqinë e Zotit, ndërsa uji simbolizon gjakun e Krishtit, të cilin Jezusi e derdhi në kryq për shpëtimin e të gjithë njerëzve në tokë. Kështu që, ngjyra e vezës na kujton gjakun e Krishtit dhe shpëtimin.