Begaj shpallet “Qytetar Nderi” i arbëreshëve të Kalabrisë

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj nga dita e sotme është “Qytetar Nderi” i arbëreshëve të Kalabrisë.

Këtë titull, të parit të shtetit, ia dhuroi Pallagorio, komunë në Provincën e Krotones.

Këshilli i kësaj komune i drejtuar nga kryebashkiaku, Umberto Lorecchio, vendosi me unanimet të plotë të nderojë Begajn me titullin “Qytetar Nderi”, i Pallagorios, shkruan tvklan.

Begaj shprehu mirënjohjen e tij më të thellë duke theksuar se, e çmon jashtëzakonisht respektin dhe vlerësimin e tyre. “Ju siguroj”, u shpreh presidenti, “që do të vijoj angazhimin tim e të institucionit që drejtoj, për të zhvilluar më tej marrëdhëniet midis arbëreshëve dhe shqiptarëve”.

Kryetari i Shtetit e cilësoi nderimin e sotëm nga arbëreshët e Pallagorios, “si një nga momentet në jetë që të shenjon shumë fort, të lë mbresa të pashlyeshme, por edhe është një përgjegjësi dhe angazhim për të vijuar nismat për Arbërinë.”

Begaj shpallet “Qytetar Nderi” i arbëreshëve të Kalabrisë