“Badenteri, themeli i barazisë”/ Ekspertët: Është shtylla e stabilitetit dhe barazisë në vend

Në kuadër të fushatës parlamentare, Fronti Europian ka organizuar panel diskutimi me temë: “Badenteri, themeli i barazisë”. Panelin e udhëhoqi koordinatori i grupit parlamentar të BDI Arbër Ademi, ndërsa të ftuar për të diskutuar mbi këtë temë ishin: Prof. Dr. Asllan Bilalli, Prof. Dr. Fatmire Lumani, z. Ismet Ramadani dhe z. Albert Musliu.

Rëndësia e diskutimit të kësaj teme u imponoa nga pretendimet e shprehura të VMRO DPMNE-së për të larguar parimin e Badenterit, ndaj dhe panelistët e pranishëm shprehën rëndësinë e madhe të këtij mekanizmi për mbrojtjen nga majorizimi dhe domosdoshmërin e ruajtjes së tij në funksionimin e vendit tonë.

Arbër Ademi tha se VMRO DPMNE parapëlqen ta suspendojë demokracinë te komunitetet tjera dhe tenton të imponojë supremacinë dhe dominancën e vet edhe si komunitet po edhe si parti ndaj komuniteteve tjera.

Badenteri në mënyrë implicite, gjysmë eksplicite përcakton nëse reprezenti i vullnetit te komunitet jo shumicë nuk mund të mbetet i papërfillshëm. Pra, qeveri mund të kesh me 61 po njëkohësisht duhesh të kesh edhe me badenter, pastaj mos të ankohemi se nuk po funksionojnë institucionet, s’po ecin përpara proceset reformuese. Ne në fokus si opsion politik Fronti Evropian e ka partneritetin e pashkëputshëm me qytetarët, me shqiptarët, me qytetarët, me të gjithë ata që janë përfitues të Marrëveshjes së Ohrit si komunitete dhe populli foli. Edhe në komunat të cilat janë të pastra etnikisht ku janë shqiptarët Fronti Evropian ka shënuar një fitore të madhe, tha Ademi.

Profesori Asllan Bilalli theksoi se shqiptarët janë ata që e formuar Maqedoninë dhe me çdo kusht e votuan që të formësohet si shtet.

Një ndër shtyllat e Bashkimit Europian, në qoftë se midis etnive nuk ka harmoni, a do të shkojmë në Bashkimin Europian? Nëse midis fqinjëve nuk ka harmoni a mund të anëtarësohemi në Bashkimin Europian? Na konteston Greqia, na konteston Bullgaria, na konteston Serbia, kush na konteston e dini ju vet mirë, por jo shqiptarët. Shqiptarët janë ata që e formuar Maqedoninë dhe me çdo kusht e votuan që të formësohet si shtet. Më habit fakti shekulli 21 me kështu retorike të dalin udhëheqësit e partive. Derisa nuk i avancojmë vlerat qytetare, derisa një populli pa marrë parasysh, shqiptarë apo kushdo qoftë i mohohet e drejta natyrore, e drejta natyre është ajo që ta ka dhënë Zoti, e drejta në jetesë, e drejta në shkollim, e drejta e pjesëmarrjes nëpër institucione, s’ka Europë, larg Europës do të jemi, u shpreh Bilalli.

Profesoresha Fatmire Lumani më tej shtoi se kur bëhet fjalë për votimin e dyfishtë, kjo nuk është parashikuar si një obligim kushtetues, por është lënë si një e drejtë kushtetuese.

Republika e Maqedonisë së Veriut si shtet multietnik e ka më se të nevojshëm votimin e dyfishtë, u parashikua me Marrëveshjen e Ohrit, gjë e cila avancoi pozitën juridiko-kushtetuese të shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut, përkundër asaj që ishte tejet diskriminuese, mund të themi më shumë se gjysmë shekullore. Kur bëhet fjalë për votimin e dyfishtë, kjo nuk është parashikuar si një obligim kushtetues, por është lënë si një e drejtë kushtetuese, fituesi i njërës parti të nacionalitetit që ka shumicë votash të koalicionojë me partinë tjetër, por do të ishte legjitime të koalicionojë me partinë fituese të bllokut të partive, ja siç janë shqiptare, të cilat janë fituese sepse atëherë do të kishim një pushtet legjitim, nënvizoi Lumani.

Ismet Ramadani tha se parimi i Badinterit është shtylla e stabilitetit dhe barazisë në vend.

Nuk kishte më vështirë edhe më rëndë, del në foltore, flet e flet, në fund votohet, majorizimi dhe gjithçka hidhet poshtë dhe kështu deri në vitin 2001 kur filloi konflikti i armatosur këtu në Maqedoni, i udhëhequr nga z. Ali Ahmeti dhe ata që majorizonin u detyruan të ulen bashkë me ne dhe të bëjnë një marrëveshje që ne e quajtëm Kornizë e Ohrit. Në asnjë mënyrë nuk duhet që këtë mekanizëm ta defunksionalizojmë. Ai mekanizëm defunksionalizohet nëse në Qeveri hynë një koalicion ose parti shqiptare që nuk e fiton legjitimitetin e popullit, vijoi më tej Ramadani.

Albert Musliu shtoi se komuniteti shumicë ka obligim të bashkëpunojë me fituesin te komuniteti joshumicë që ai të mbrohet prej majorizimit dhe prej keqpërdorimeve në proces.

Badenteri është mekanizëm mbrojtës për atë që është më i vogël me numra, në Gostivar Badenteri e mbron komunitetin maqedonas se janë pakicë. Përgjegjësia është te shumica dhe shumica nuk mund të sillet në mënyrë të papërgjegjshme, edhe ta bëj numrin të fitoj edhe joshumica të ketë obligim me atë shumicë të papërgjeshme të qeverisë. Prandaj është Badenteri, këtë mekanizëm në nivel shtetëror e përdorim ne, Badenterin në nivel lokal, si në qytetin e Gostivarit, e përdor komuniteti maqedonas. Komuniteti shumicë ka obligim të bashkëpunojë me fituesin te komuniteti joshumicë që ai të mbrohet prej majorizimit dhe prej keqpërdorimeve në proces, u shpreh Musliu.