Asociacioni kusht i pa pranueshem për inkuadrim të Kosovës në Këshillin e Evropës

Skënder MULLIQI

Sërish këtyre ditëve na doli në plan të parë Asiociacioni i Komunave më Shumcë Serbe, i cili ngapak ishte harruar.Kosova sa herë që ka ardhur puna të inkuadrohet në ndonjë strukturë të BE-së, ju kan vu kushte, kurse për qudi Serbisë asnjë kusht , pos ndonjë
kritikë verbale.Së është kështu fletë e dhëna së Kosova po përballët ende më masa ekonomike, gjoja për eskalim të situtës në veri, e këtë edhe qorrat e dinë së incidentet e parreshtura në veri, janë produkt i strukturave paralelele kriminale serbe, të dirigjuara
nga regjimi shovinist i Beogradit .Kur Kosova dhe opinioni i gjerë publik menduan së pranimi në Këshillin e Evropës është punë e kryer, nuk po ndodhë më gjasë kështu.Gjermania dhe Franca paraqitën kushtin tashmë famëkeq që Kosova ta dergojë në kushtetuese
paraprakishtë draft statusin për formimin e Asociacionit.Kjo jo vetëm që është shumë e padrejtë politikishtë, por bie ndesh edhe më procedurat dhe rregullat për pranim të një shteti në këtë organizem të rëndësishem ndërkombëtar.Kosova parreshtur po përballët
më shkopin e BE-së, kurse Serbia më karrotën.Kjo mua më duket së po ndodhë nga frika se Serbia dhe Vuqiqi mund të shkaktojnë luftë më përmasa të mëdha në rajon dhe më gjerë, të cilën edhe po e synojnë Putin dhe

Vuqiq.Si te komentohet ndryshe, së edhe pas shpërthimit të luftës në Ukrainë, Serbia nuk ju bashkangjitë masave ekonomike dhe politike të ndërkombëtarve ndaj Rusisë të diktatorit,Vladimir Putin.Madje, jo që Vuqiqi nuk pranojë këtë gjë, por ai po i thellonë
gjithnjë e më shumë marrdhënjet më Rusinë.Së ndikimi i politikës ruse është evidente në Serbi, fletë e dhëna së në krye të kabinetit të ri qeveritar janë instaluar prorusët e thekur Vulin dhe Popoviq.Tjetra.Është pritur që Serbisë ti vihen masat ekonomike
pas aktit terrorist të Vuqiqit dhe Radojqiqt në Banjskë, edhe kjo nuk ndodhi, prap po vazhdohet më ledhatimin e një regjimi të kriminelëve të luftës në krye të Serbisë.Nga BE është formuar një komision hetimi, po thuaj hetim për asgjë të re. Vuqiq, Dodik,
Vulin, Sheshel,Nikoliq, Daciq, Mandiq më kamarrillat e tyre kan dalë hapur në synimin për bashkimin e të gjithë serbëve në një shtet, që është një luftë e re në Ballkan.Formimi i Asociacionit i cili u riaktulizua , është pretekst për ndarje të Kosovës, siq
edhe provokoj Beogradi zyrtar në Banjskë, por dështoj turpshem.Këtë gjë e dinë mirë Franca dhe Gjermania, por edhe Eskobar në largim.Nese në luftën për qlirim shekullor nga Serbia na ndihmuan miqet tanë evropian dhe Amerika, si duket në shtetndërtim nuk po
sillen shumë miqësishtë më Kosovën.Po kërkohet të implementohet një Asociacion i cili zhbën shtetësinë e Kosovës, këtu e kam fjalën për Asociacionin e nënshkraur në vitin 2013 respektivisht në vitin 2015, nga Thaqi dhe Mustafa. Kosova gjithmonë e shprehë e
gashtshme në implementimin e Marceshjeve të Brukselit dhe marrveshjës të Ohrit të planit franco -gjerman, të cilat Serbia më ngulm po i refuzon, që edhe para këtij refuzimi të presidentit serb, BE po hështë, e po këmbëngul në mënyrë të pashembulltë në formimin
e Asociacionit, pse ashtu më sherr të madh mbrapa, po e kërkon serbomadhi , Aleksander Vuqiq, i cili edhe përkunder kësaj tolerance të madhe qdo ditë botën përendimore po e klasifikon si armike të serbëve na Ballkan. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti,
e ka thënë qartazi së është i gatshem të zbatojë atë marrveshje , por që Asociacioni të këtë modelin e asociacionit të serbëve në Kroaci, e jo të jetë i Tirolit të Jugut , e as Republika Serpska.Në Kosovë janë 10 komuna të tilla dhe komuniteti duhet të koordinojë
aktivitetet e tyre duke u bazuar në kushtetutën dhe ligjet e Kosovës .Askush dhe as kryeministri Kurti nuk mund të nënshkruaj asgjë tjetër.Dërgimi në kushtetuese duke shantazhuar dhe kushtëzuar Kosovën më inkuadrim në Këshillin e Evropës, siq po kërkohet
nga Franca dhe Gjermnia,shkonë në dëm të shtetit të Kosovës, edhe pse po kemi deklarime ndryshe të ndërkombëtareve .Kushtetuta thotë se asnjë pjesë e territorit të Kosovës nuk mund t’i aneksohet një shteti tjetër apo pjesë të një shteti tjetër, gjë që vlen
për komunat me shumicë serbe.Është e pa pranueshme për një shtet të pavaruar dhe sovran, që Serbia të kontrollon pjesën më shumicë serbe në veri të Kosovës. Serbët duhet të jenë besnikë ndaj shtetit të Kosovës, sepse shteti i Kosovës është realitet i pa kthyeshëm.