Asllan Bilalli – Shpërnguljet e shqiptarëve dhe “sheherlit” e Gostivarit

Në Gostivar u shpërngulën me familje në vitin 1961 për shkak të vazhdimit të shkollimit nga katundi Ballabon, nahija e Dufit (ka 5 katunde: Ballaboni, Jerqevishi (Mhalla), Çejana, Mbarzaveci dhe Ntolej). Në Gostivar hasa në një dukuri të panjohur deri atëher për mua. Disa fqinj t’onë flisnin në gjuhë që un se kuptojsha. E pyeta babain tash të ndjerë, në çfarë gjuhe flasin, më tha në gjuhën turke.

Pse a nuk janë shqiptarë e pyeta? Po tha, shqiptarë janë. Porë pse flasin turqisht? Flasin se me demek janë sheherli e na jemi katundar. Por, edhe ata si na shumë më heret janë shpërngulur në Gostivar nga fshatrat për rreth. Ma vonë në shkollë e kuptova, edhe pse janë shqiptarë në shtëpi flasin turqishtë.

Me demek na jemi sheherli dallojmë nga katundarët jemi ma të ngritur. Pas ngjarjeve të vitit 2001 filluan ta pèrdorin gjuhën shqipe ma tepër në familje njilloj si shqiptarët ortodoks të rekës, që deklaroheshin se janè shqiptarë ortodoks. Në studime në Shkup cimerin e kisha nga Tetova, më tha se kjo dukuri është edhe tek ata. Në Gostivar nga kjo kategori shumica kurrë nuk ështè kyçur në ngjarjet që kishin të bënin me heqjen e të drejtave të shqiptarëve që i gëzonin deri atëherë të garantuara me Kushtetutën e Jugosllavisè të vitit 1974. Filloj të suprimohet arësimi në gjujën shqipe me formimin e paraleleve të përziera në shkolla të mesme (instaloheshin 5 nxënës maqedon në klasë dhe e tërë klasa me mbi 30 nxënës që mësonte në gjuhën shqipe duhej tash mësimi të zhvillohet në gjuhën maqedone). Fqinjët e mi “sheherli” as su lodhën për këtë çështje. Kuptohet na reaguam dhe pushteti ndërmarë masa drastike.

U larguan profeserë nga puna, u burgosën nxënës të mitur për shkak të rezistencës. Nuk kishim përkrahje (fort pak) për ngjarjet e përgjakshme për flamurin. Gjithashtu shumë pak na përkrahën për iniciativën e themelimit të Universitetit të Tetovës. Shkurtë thënë ma tepër kanë anuar nga maqedonët, bile edhe studimet i vazhdonin nē gjuhën maqedone shumë pak në gjuhën shqipe.

Ky është rrëfimi nga jeta ime që e përjetova. E vërteta sado qoftë e hidhur është e vërtetë. Një maksimë në gjuhën latine thot: “absit iniuria verbo”.

P.S. Nuk jam anëtar i asnjë subjekti politikë. Veprimtaria jetësore më orientoj nga krahu i luftës.

Në Universitetin e Prishtinës punuam dhjetë viete jashtë objektit universitar, në Tetovë botërishtë dihet se me sakrifica të mëdhaa e themeluam Univesitetin e Tetovës, ku nga iniciativa
fillestare kam qenë i kyçur.

Prof. Dr. Asllan Bilalli, profesor ordinar i Sē Drejtës Ndërkombëtare, Marrdhënieve politike ndërkombëtare dhe i Së Drejtës së Unionit Evropjan