As Roma s’i bën ballë super Leverkusenit, mposhtet pastër në duelin e parë

Bayer Leverkusen ka arritur fitore të madhe në ndeshjen e parë gjysmëfinale në Ligën e Evropës ndaj Romës.

Dueli i zhvilluar në “Stadio Olimpico” të Romës përfundoi me rezultat 0:2 për kampionin e ri gjerman.

Shifrat u zhbllokuan në minutën e 28-të, kur Ëirtz realizoi pas një gabimi paraprak në mbrojtjen romake.

Ishte Andrich i cili në minutën e 73-të lansoi një “bombë” drejt portës së Romës, duke dyfishuar epërsinë e Leverkusenit.

Deri në fund, skuadra e De Rossit tentoi të shënonte të paktën një gol, por ishte e pamundur.

Ndeshja e kthimit zhvillohet pas dy jave në Gjermani, ku edhe do të përcaktohet finalisti.