Arrestimi i imamit në Çashkë, lajm i rremë/ Grubi: Opozita po propagandon, tentojnë të gjejnë arsye për humbjen e nesërme (Dokument)
Pasi u konfirmua se lajmi për arrestimin e imamit në Çashkë është i pavërtetë, ka reaguar zëvendëskryeministri, Artan Grubi.
Thotë se lajmet e rreme dhe propaganda që është duke u shpërndarë me të madhe këto ditë është vetëm që ata “opozita” që sipas tij janë humbës të zgjedhjeve të kenë një arsye edhe për humbjen e nesërme, njejtë siç kishin me 24 prill.
Shton se kur të gjithë janë në këmbë për të mbrojtur vlerat e UÇK-së, opozita shqiptare ka gjetur strehim te VMRO-ja.
“Dielli nuk mbulohet me shoshë, ju i dolët në krah Mickovskit e Gordanës kundër çdo gjëje të arritur nga lufta e vitit 2001 gjerë më sot duke ju përkulur kurrizin gjerë në gjunjë para VMRO-së paturpësisht, kështu bënin edhe para dy jave dhe sovrani votoi për Frontin Europian.Tash kur të gjithë janë në këmbë në mbrojtje të shenjtërisë së UÇK-së dhe të arriturave kombëtare, ato po gjejnë strehim tek VMRO-ja dhe duke porositur lajme të rreme për të krijuar huti tek qytetarët”, ka shkruar Grubi.
Përveç asaj, ai ka lëshuar edhe një apel për votuein opozitarë.
“Votues opozitar të 24 prillit, votoni ju lutem për Frontin Europian dhe mos i lejoni këta shërbëtorë të VMRO-së në panik që të ju keqpërdorin votën dhe vullnetin tuaj.Asgjë që propagandojnë nuk është e vërtetë, as Çashka, e demantuan vet LSDM, VMRO dhe Fronti, as Kërçova e as Çairi e asgjë që trumpetojnë humbësit!”, ka përfunduar Grubi.