Ansambli Muzikor në Republikën e Maqedonisë së Veriut-Tetovë, fiton hapësira pune për përdorim të përhershëm
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut mori Vendim me të cilin Institucionit Nacional të Ansamblit Muzikor në Republikën e Maqedonisë së Veriut – Tetovë, i jepen në shfrytëzim të përhershëm, pa kompensim, hapësira të cilat gjenden në rr. “Tetovo” p.n. Tetovë, pronësi e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Lidhur me vendosjen e I.N. Galeria Gostivar, të themeluar me vendim të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, me udhëzim të Kryetarit të Qeverisë, Ministria e Kulturës është ngarkuar të shqyrtojë dokumentacionin ekzistues të dërguar nga I.N. Galeria Gostivar në Qeveri dhe të dalë me një propozim zgjidhje në lidhje me vendosjen e tij të përhershëm.
Qeveria në seancën e sotme miratoi disa vendime me propozim të Ministrisë së Mbrojtjes, ndër të cilat edhe për dërgimin e pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut për të marrë pjesë në stërvitjen “BEYOND HORIZON 24” në Republikën e Bullgarisë, për dërgimin e pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut për pjesëmarrje në operacionin e NATO-s “KFOR” në Republikën e Kosovës dhe për dërgimin e pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut për të marrë pjesë në stërvitjen „Combined Resolve 24-2“ në Republikën Federale të Gjermanisë.