Ankohet edhe Arben Taravari, thotë se BDI blen vota

Ish kandidati për president, Arben Taravari në një stuatus ankohet. Sipas tij BDI-ja po blen vota.

“Dje në Çashkë u ndalua nga policia një grup që po blinte vota për BDI-në. Fatkeqësisht pjesë e grupit ishte edhe një klerik fetar, gjë që tregon se në ç’masë po i degjeneron edhe institucionet religjioze BDI-ja.
🚨Sot në Ohër janë shoqëruar në polici katër persona, dhe dy të tjerëve u janë marrë telefonat nga prokuroria, për shkak se janë kapur duke blerë vota. Të gjithë të BDI-së.
🚨Në komunën e Çairit sot pati tentativë për të vjedhur materialet votuese, që për fat të mirë u ndalua nga policia.
🚨Po sot u lajmërua edhe skandali i radhës, kryetari i Federatës së Futbollit duke blerë vota në Kërçovë. Turp dhe faqja e zezë.
🚔Bëj thirrje që organet e rendit dhe drejtësisë të dënojnë ashpër ata që blejnë dhe vjedhin vota. Le ta dinë të gjithë, kush e prek vullnetin e lirë të qytetarëve, do të shkojë në burg. Ndryshimi nuk do të ndalet.
‼️Por një gjë dua të theksoj. Nuk është aspak gjë e re që ata po përpiqen të blejnë e të vjedhin vota. Këtë e kanë bërë gjithmonë. Gjëja e re është kjo: kësaj radhe ata po ndalohen, po arrestohen, dhe të gjithë do të dënohen!” ka shkruar Taravari