Al Nassr në finale të King Cup, Ronaldo shkëlqen me dy gola

Al Nassr ka arritur të kualifikohet në finale të King Cup në Arabinë Saudite.

Në gjysmëfinale, Al Nassr mposhti Al Khaleej me rezultat 3:1.

Cristiano Ronaldo shkëlqeu duke shënuar dy gola në këtë takim.

Fillimisht ai ndryshoi shifrat në minutën e 17-të me një gol të bukur.

Mane dyfishoi shifrat me gol nga penalltia nëm intuën e 37-të të ndeshjes.

E në minutën e 57-të, Ronaldo shënoi sërish me Yahya që asistoi në dy golat e portugezit.

Krejt në fund, Al Khaleej shënoi golin e nderit nëpërmjet Al Terais në minutën e 82-të.