Një person e ka humbur jetën në aksidentin që ka ndodh dje në autostradën Shkup – Kumanovë, në hyrjen e fshatit Aginë, ndërsa dy persona janë lënduar, njofton Ministria e Punëve të Brendshme.
“Dje rreth orës 15:00 në SPB Kumanovë është raportuar se në rrugën magjistrale Shkup – Kumanovë, rajoni në fshatin Aginë të Kumanovës, automjeti i udhëtarëve “Subaru Impreza” me targa të Kumanovës, i drejtuar nga gjashtëdhjetë e katër vjeçari I.A. nga Kumanova, ka dalë nga rruga. Nga plagët e marra ka ndërruar jetë në vendngjarje udhëtari B.N. nga Kumanova, ndërsa një mjek nga Emergjenca e Kumanovës ka konfirmuar vdekjen”, njofton MPB-ja.
Shoferi I.A. dhe bashkudhëtarja D.N. ka pësuar lëndime fizike të konstatuara në Spitalin e përgjithshëm të Kumanovës. Kontroll është kryer nga ekipi inspektues i SPB Kumanovë dhe prokurori publik, me urdhër të të cilit trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për autopsi.