Të paktën 90 persona janë lënduar kur një tren pasagjerësh u përplas me një lokomotivë dhe një vagon bosh në kryeqytetin e Argjentinës, Buenos Aires.
Treni ishte duke u nisur nga Buenos Aires për në periferitë veriore kur doli nga shinat në një urë në lagjen Palermo, thanë zyrtarët e sigurisë, raportoi AP. Nga përplasja është dëmtuar makina e parë e trenit të pasagjerëve.
Dhjetëra të plagosur u trajtuan në vendngjarje dhe 30 persona u transferuan në spital në gjendje të moderuar dhe të rëndë, ndërsa të paktën dy u transportuan me helikopter me lëndime në gjoks dhe eshtra të thyera.
Edhe pse nuk dihet ende pse vagoni i zbrazët ishte në urë, sindikata e hekurudhave të Argjentinës tha se disa metra kabllo bakri të përdorur për transmetimin e energjisë elektrike përgjatë shinave ishin vjedhur nga hekurudha, duke çaktivizuar një sistem sinjalizimi që synonte të parandalonte aksidente të tilla.
Prokurorët njoftuan se kanë nisur hetimet. Zyrtarët nga autoriteti hekurudhor i Argjentinës Trenes Argentinos thanë se trafiku në linjën popullore të trenit ishte pezulluar.
Udhëheqësit e sindikatës që kanë kundërshtuar ashpër masat shtrënguese ekonomike të presidentit liberal, Javier Millei kanë fajësuar qeverinë për dështimin për të investuar në infrastrukturën publike.
Përplasja çoi në një kontroll të shtuar të sigurisë hekurudhore në Argjentinë, ku një seri aksidentesh treni nga viti 2012 në 2014 vrau më shumë se 50 dhe plagosi qindra njerëz.
#BuenosAires #Argentina🇦🇷- At least 60 people injured in collision of passenger and cargo trains on the San Martín Line at kilometer 4,900 around Av Figueroa Alcorta and Dorrego in #Palermo; officials have said pic.twitter.com/IhpOSehGni
— CyclistAnons🚲 (@CyclistAnons) May 10, 2024