Ahmeti nga Gostivari: Tani është koha të vendosim se duam të vazhdojmë hapin drejt Europës, t’ua prishim planet atyre që e duan kthimin prapa (VIDEO)
Fronti Europian sot ka realizuar takime me qytetarët dhe afaristë të fshatit Çajles dhe Banjicës.
Lideri i bashkimit demokratik për Integrim, Ali Ahmeti nga Gostivari theksoi se tani është koha të vendosim se duam të vazhdojmë hapin drejt Europës, t’ua prishim planet atyre që e duan kthimin prapa.
Postimi i plotë:
Gjatë qëndrimit tim në Gostivar diskutuam sot me qytetarët, afaristët, banorët e Çajles dhe Banjicës mbi peshën e madhe të votës për Frontin Europian në zgjedhjet parlamentare të 8 majit.
Tani është koha të vendosim se duam të vazhdojmë hapin drejt Europës, t’ua prishim planet atyre që e duan kthimin prapa.
Bashkë kemi dëshmuar se mund të lëvizim malet, le të qëndrojmë bashkë që të ruajmë vendin tonë nga kthetrat ruse dhe të mbrojmë ato të drejta që i kemi fituar me gjak në mënyrë demokratike dhe në frymë europiane.
Voto 4️⃣
🗣️JO Rusisë, PO Europës!
🤝Një Kryeministër për të gjithë!
📈Marrëveshje Kornizë Ekonomike