Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, sot ka qenë i ftuar në Tropojë, për shpalosjen e shtatores së bashkëluftarit të tijë Tahir Sinani, në nder të ditës 5 Majit – Ditën e Dëshmorëve të Kombit.
Postimi plotë :
Nuk mund të kishte mënyrë më të mirë për të shënuar 5 Majin – Ditën e Dëshmorëve të Kombit sesa shpalosja e shtatores së bashkëluftëtarit tim, heroit Tahir Sinani në vendlindjen e tij në Tropojë.
Mall e krenari ma kaploi shpirtin dhe mu kujtuan ato çaste atdhedashurie që i kaluan bashkë në luftërat tona çlirimtare në Kosovë e Maqedoni.
Tahiri dhe të gjithë të rënët e lirisë në kauzat tona të drejta kombëtare janë të pavdekshëm.
Amaneti i tyre është udhërrëfyesi ynë i përhershëm në trasimin e rrugës së përparimit të mbarë kombit.
Lavdi Tahir Sinanit dhe të gjithë dëshmorëve të kombit
https://www.facebook.com/share/p/FTWe81GVXfN7QD2R/?mibextid=oFDknk