Aeroplani me 78 pasagjerë del nga pista në Senegal, lëndohen 11 pasagjerë – motori i fluturakes përfshihet nga zjarri (VIDEO)
Pamjet tronditëse janë shfaqur nga momenti kur pasagjerët e tmerruar u larguan nga një aeroplan i djegur i tipit Boeing, që rrëshqiti nga pista dhe mori flakë në Senegal herët këtë mëngjes.
Boeing 737-300 që transportonte 78 pasagjerë pësoi dëmtime serioze, kur një përpjekje e dështuar për t’u ngritur e nxori atë jashtë piste dhe përfundoi në shkurret e aeroportit Blaise Diagne pranë kryeqytetit Dakar.
Një video amatore e filmuar nga një udhëtuar i tmerruar, tregonte një pasagjerë duke u larguar me shpejtësi nga rrënojat derisa zjarr po dilte nga motori i majtë i fluturuar që kishte ndriçuar qiellin gjatë natës.
Me të dalë në vendin e ngjarjes ekipet emergjente evakuuan pasagjerët, ku 11 prej tyre kanë pësuar lëndime përfshirë katër që janë në gjendje më të rëndë – derisa për të vdekur nuk raportohet deri më tani.
Autoritetet po tentojnë të përcaktojnë shkakun që qoi te ky incident, vetëm një ditë pas një Boeing tjetër u përplas në pistën e një aeroporti në Turqi, pasi rrotat e përparme nuk i ishin hapur gjatë aterrimit.