Pas fitimit të titullit të katërt radhazi të Premier League, si askush tjetër më parë në histori, trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka deklaruar se po fillon të shohë në horizont fundin e periudhës së tij të gjatë dhe të suksesshme në drejtimin e skuadrës angleze:
“Rinovim? Realiteti është se jam më afër largimit sesa të qëndroj. Unë kam folur tashmë me drejtuesit e klubit dhe iu kam thënë se tani për tani dua të qëndroj. Do të jem këtu edhe sezonin e ardhshëm, pastaj do të flasim për këtë , por kam tetë apo nëntë vite këtu… Do të shohim”.
Nga ana tjetër, trajneri katalanas ka dashur të tregojë se puna e përditshme është rruga më e drejtpërdrejtë drejt suksesit: “Duhet të punosh shumë, të jesh i përulur. Nuk do të them se jam një trajner i keq, por kam mbështetje të jashtëzakonshme nga klubi. Ne kemi një etikë të madhe pune, të gjithë kontribuojnë. Çdo departament i klubit është shumë i rëndësishëm. Kjo është e vërteta dhe realiteti i suksesit të Manchester City”.