Zyrtarët shëndetësorë palestinezë kanë bërë të ditur se sulmet ajrore izraelite në Rafah të Gazës kanë vrarë të paktën 22 persona, përfshirë gjashtë gra dhe pesë fëmijë.
Ata kanë thënë se njëri nga fëmijët e vrarë në sulmet gjatë natës së së hënës ishte vetëm pesë ditësh, shkruan Associated Press, transmeton Klankosova.tv.
Izraeli ka kryer rregullisht sulme ajrore në Rafah që nga fillimi i luftës dhe ka kërcënuar se do të dërgojë trupa tokësore.
Shtetet e Bashkuara dhe të tjerët i kanë kërkuar Izraelit të mos e pushtojë këtë qytet, nga frika e një katastrofe humanitare.
Ndërkaq, sot Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken fillon misionin e tij të shtatë diplomatik në Lindjen e Mesme që nga fillimi i luftës Izrael-Hamas më shumë se gjashtë muaj më parë.