Kryeministri Talat Xhaferi gjatë vizitës së nesërme në Prishtinë pritet të merr pjesë në Forumin ndërkombëtar për gratë, paqen dhe sigurinë si dhe do të realizojë takim me presidenten Vjosa Osmani dhe presidentin Bajram Begaj.
Ju njoftojmë se Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, më 15.04.2024 (e hënë), në ora 10:00, do të jetë i pranishëm dhe do të drejtohet në Forumin ndërkombëtar për gratë, paqen dhe sigurinë në Prishtinë, Republika e Kosovës.
Pas përfundimit të forumit, Kryeministri Xhaferi do të takohet me Vjosa Osmani Sadriun, Presidenten e Republikës së Kosovës, me Bajram Begaj, Presidentin e Republikës së Shqipërisë.