Vuçiq kërcënon sërish me luftë: Fytyra nuk ka çmim, do t’ju kundërshtojmë të gjithëve që na karakterizoni komb gjenocidal
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka kërcënuar sërish me luftë duke iu referuar qasjes kundërshtuese që do ta kenë në raport siç thotë me ata të cilët duan ta ndryshojnë historinë e Serbisë.
”Në ditët dhe javët në vijim, duke thirrur e duke parë shpirtin dhe forcën tuaj, ne do të luftojmë me të gjitha mjetet politike për të ruajtur imazhin dhe reputacionin e Serbisë dhe do ta veshim këtë shall që më dhatë me krenari”, u shpreh ai në një paraqitje të tij gjatë pjesëmarrjes në një event ushtarak.
”Ashtu siç nuk do të lejojmë që ta karakterizojnë popullin serb si popullin më të keq në botë. Ne si politikanë do të bëjmë më të mirën, do të bëjmë punën tonë dhe si një vend i vogël do të ngrihemi në këmbë”.
”Sepse fytyra nuk ka çmim, sepse Serbia nuk shitet, ne e duam atdheun tonë më shumë se çdo gjë. Prandaj do t’ju kundërshtojmë të gjithë ju që mendoni se mund ta ndryshoni historinë dhe të na karakterizoni si komb gjenocidal”, ka deklaruar Vuçiq.