VIDEO/ Gruaja hidhet nga dritarja për t’i shpëtuar dhunës nga burri

    

Rastet e dhunës në familje në Greqi sa vijnë dhe shtohen. Autoritetet kanë ngritur shqetësimin dhe paralajmërojnë të merren masa për të parandaluar ngjarje kriminale, si pasojë e konflikteve të vazhdueshme.

Një tjetër rast i dhunës është raportuar së fundmi në Patra të Greqisë. Për t’i shpëtuar dhunës nga partneri i saj, një grua është hedhur nga dritarja e pallatit ku banon.

Ngjarja ka ndodhur qytetin e Patras rreth orës 4:15 të mëngjesit, sipas kohës lokale.

47-vjeçarja nuk ka pësuar lëndime pasi lartësia ishte e vogël. Sherri mes saj dhe partnerit 42-vjeçar, ka nisur brenda banesës së tyre në orët e para të mëngjesit.

Mediat helene, kanë publikuar edhe pamje nga momenti kur gruaja për t’i shpëtuar dhunës hidhet nga dritarja.

Një 42-vjeçar ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij 47-vjeçare. Ata fillimisht janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe më pas burri e ka dhunuar fizikisht.

Menjëherë janë lajmëruar autoritetet dhe pas disa orë kërkimesh kanë bërë të mundur arrestimin e autorit.