Sot i jepet lamtumira e fundit komandanti i UÇK-së në Zonën Operative të Shalës, Gani Imeri i cili ka ka ndërruar jetë të shtunën.
Homazhet dhe mbledhja komemorative për Gani Imerin do të mbahen në Palestrën e Sporteve ’’Jeton Tërstena’’ në Vushtrri duke filluar në orën 12:00. Kurse ceremonia e varrimit do të bëhet në varrezat e fshatit Dumnicë e Epërme, në ora 15:00
Familjarët kanë njoftuar për për vdekjen e tij.
Kryetari i Vushtrrisë Ferit Idrizi, i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes së Gani Imerit.