Në kuadër të bashkëpunimit dhe trajnimeve shkencore që rrjeti Aurora ka me Universitetin Palacky të Olomucit (UP), Universitetin Vrije të Amsterdamit (VU), Universitetin Rovira i Virgili (URV) dhe Universitetin e Tetovës, Prorektori për Shkencë i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Agon Memeti i shoqëruar nga përgjegjësi i Zyrës për veprimtari kërkimore – shkencore dhe aplikative, Mr. Sc. Artan Osmani, më 17 prill 2024, e pritën në takim pune delegacionin e rrjetit “Aurora” i cili përbëhej nga profesorët, Prof. Dr. Selma Porobic, Dr. Oleksandr Khyzhniak dhe Mr. Niels Hexspoor. Në këtë takim u shqyrtuan mundësitë për thellimin e bashkëpunimit dypalësh ndërmjet dy institucioneve, përmes konferencave, punëtorive, kongreseve, simpoziumeve, shkëmbimit të stafit, shfrytëzimit të resurseve, mundësive për trajnime të ndryshme, në sferat dhe lëmenjtë respektivë që përkojnë me kërkesat e të dy institucioneve si dhe për ndikimin e programeve të rrjetit “Aurora” në Maqedoninë e Veriut dhe rajonin e Ballkanit në përgjithësi si dhe shpërndarjen e rezultateve të kërkimeve shkencore dhe inovacionit të rrjetit “Aurora”.
Qëllimi i këtyre ngjarjeve është i dyfishtë: të forcojë kapacitetin e universiteteve partnere të Aurorës për përsosmërinë akademike dhe rëndësinë shoqërore dhe t’i mbështesë ato në krijimin e qendrave rajonale për shkëmbimin e praktikave më të mira që dalin nga përvojat e rrjetit Aurora.
Ndërkaq, ditën e dytë, më 18 prill 2024, në kuadër të programit të vazhdueshëm Aurora Alliance 2030 u mbajt trajnimi i parë për fazën e dytë të Programit të Zhvillimit të Kapaciteteve (CDP) , organizuar nga ekipi i angazhuar nga Aurora, Universiteti Palacky (UP), Universiteti Vrije i Amsterdamit (VU), Universiteti Rovia i Virgili (URV) dhe Universiteti i Tetovës.
Ngjarja e trajnimit hibrid më u përqendrua në hartimin dhe zbatimin e mësimdhënies së përbashkët duke përdorur praktikat dhe udhëzimet e mësimit ndërkombëtar të bashkëpunimit onlajn. Pas përfundimit të seminarit, pjesëmarrësit janë në gjendje të kuptojnë, hartojnë dhe zbatojnë një projekt të mësimit onlajn (COIL) dhe të përfshijnë qasje të ndërgjegjshme ndërkulturore ndaj mjedisit mësimor (gjithashtu onlajn).
Ky event është pjesë e një sërë sesionesh trajnimi të organizuara në kuadër të programit Aurora Alliance 2030. Qëllimi i këtyre ngjarjeve është i dyfishtë: forcimi i kapaciteteve të universiteteve partnere të rrjetit “Aurora” për përsosmëri akademike dhe rëndësi shoqërore; dhe t’i mbështesë ata në krijimin e qendrave rajonale për shkëmbimin e praktikave më të mira që dalin nga përvojat e Aleancës Aurora dhe rrjetit më të gjerë CDP.
Kjo ngjarje ishte e hapur për stafin akademik dhe administrativ të Universitetit të Tetovës dhe partnerët Aurora Associate, si dhe universitetet në rrjetin CDP që përbëjnë qendrat rajonale Aurora të universiteteve partnere Aurora Associate.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Ali Ahmeti takon ambasadoren Zvicrane: BDI nuk është pjesë e skenarëve destabilizuese, nga shtatori do të vizitojmë qytetarët në çdo vendbanim
- “Radoiçiqin, shokun e do shokëve tanë shqiptarë ua hoqi”, Tomë Gashi: Definitivisht “mos” e votoni Albinin
- Sejdiu për personin e plagosur në Strimnicë të Zhelinës: Më kërcënoi! Ka probleme psikologjike dhe ka qenë i burgosur
- Macron para shkuarjes në Serbi: Personalisht do të angazhohem për Asociacionin dhe Marrëveshjen e Ohrit
- VLEN: Nisma për kontestimin e dygjuhësisë është tentim për grusht shteti
- Gjinovci për aksionin e serbëve në veri: Kanë nisë mu bo kreativë, se para 1-2 viteve veç me stupca, armë e barrikada protestojshin
- Vdekja e 35 vjeçarit i cili vuante dënimin në Burgun e Idrizovës – Pandov thotë se nuk është kërkuar leje të merret pjesë në varrim
- Mbetet i lënduar një qytetar i cili paraprakisht sulmoi verbalisht kryetarin e Zhelinës, Blerim Sejdiun
- Raportohet për vdekjen e një 2 vjeçareje në Podujevë, dyshohet se u rrokullis nga djepi
- Ademi: VLEN duhet ta ketë të qartë se gjuha shqipe është e shenjtë