Ish-futbollisti i Barcelonës dhe kombëtares së Brazilit, Daniel Alvesh u dënua me katër vjet e gjysmë burg për abuzim seksual.
Ngjarja ndodhi më 30 dhjetor 2022 në banjën e një klubi nate në Barcelonë dhe për këtë ngjarje ish-futbollisti qëndroi në burg për 14 muaj, përpara se të lirohej me kusht më 20 mars 2024, pasi pagoi një garanci prej 1 milion eurosh.
Qytetarët e Juazeiro, komuna e lindjes së ish-mbrojtësit, kanë lobuar për heqjen e statujës kushtuar tij, e inauguruar në dhjetor 2020 mes polemikave, pasi neni 21 i Kushtetutës së Shtetit Bahia dhe ligji federal 6.454/1977 ndalon vendosjen e një monumenti apo që një rrugë të emërtohet me emrin e një personi të gjallë.
Pas incidentit me lojtarin, statuja u dëmtua dy herë. Presioni ndaj bashkisë u rrit më tej pasi Prokuroria Publike e Bahia rekomandoi që ajo të hiqej dhe në fund u bë fakt.