Në kuadër të panairit akademik të radhës të organizuar nga qendrat akademike shqiptare, që sivjet po organizohet në Tiranë, në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, sot u promovuan tri vepra të Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve, “Historia e trevave lindore” (Ipeshkvia Shkup-Prizren nga Gaspër Gjini dhe “Zhvillimet kulturore dhe historike te shqiptarët në Maqedoni gjatë shek. XIX-XX”, e përgatitur nga grup autorësh) dhe “Dialektologjia shqiptare – Të folmet shqipe të Maqedonisë së Veriut IV”, po ashtu nga grup autorësh.
Në filli të pranishmit i përshëndeti drejtori i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore, Dr. Skender Asani, i cili tha: “Këto dy vepra janë uverturë në shkrimin e historisë së shqiptarëve të Maqedonisë, e cila në të ardhmen do të jetë edhe pjesë e teksteve shkollore të shkollës shqipe në këtë shtet.”. Me këtë rast ai e paralajmëroi edhe projektin e ri të shkrimit të historisë së shtetformësisë së shqiptarëve të Maqedonisë.
Në emër të Akademisë së Shkencave foli kryetari i Akademisë së Shkencave, Akad. Skender Gjinushi, i cili duke e përgëzuar Institutin për punën që po e bën, uroi që sa më shpejt ky institucion të kalojë në akademi të shkencave për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, gjithë kjo në frymë të zhvillimit të shkencës dhe integrimit ndër shqiptar dhe europian.
Për veprën dyvëllimëshe “Historia e trevave lindore” folën dy nga autorët e kësaj vepre, historianët Dr. Sevdail Demiri dhe Dr. Besnik Rameti, të cilët e vunë në pah rëndësinë e kësaj vepre në kuadër të shkrimit të historisë së shqiptarëve të Maqedonisë.
Për vëllimin e katërt të serisë “Dialektologjia shqiptare – Të folmet shqipe të Maqedonisë së Veriut” foli hulumtuesi i Institutit, gjuhëtari Dr. Zeqirija Ibrahimi, i cili u ndal në rëndësinë e madhe që ka ky vëllim për përmbylljen e serisë së studimeve të të folmeve shqipe në Maqedoninë e veriut, me të cilat, siç tha ai, “vizatohet harta e kufijve gjuhësorë të shqipes”.
Promovimin e moderoi hulumtuesi i Institutit, Dr. Sefer Tahiri.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Nikolloski: Dy herë VMRO-DPMNE u rrëzua përmes “master planit” të shërbimeve sekrete, por herë të tretë nuk do të ketë
- Aksident i pazakontë: Vetura pa shofer e përplasi një grua në Shtip
- Kur parullat bien poshtë: ‘Çairi foli’ apo ‘VLEN-i demaskoi veten’?
- Viktimat e pafajshme të atentateve kriminale/ Sa e sigurtë është Shqipëria?
- Ish ministri i jashtëm italian Luigi Di Maio: Osmani është mik i respektuar Evropës, i Italisë që do mbahet mend për përpjekjet për anëtarësimin e vendit në BE
- Bujar Osmani: Ashtu siç Beogradi e imponoi lidershipin në Kosovë, po ashtu sot Pallati i Bardhë po e imponon lidershipin shqiptar këtu
- Bujar Osmani: Pas njëzet vitesh shkatërrim të komunës, tani kërkon edhe katër!
- Zjarri në Drislla, Ali: Intervenojnë zjarrfikësit, “Air tractor” u tërhoq sepse mund të shkaktonte vatra tjera
- Rrahje mes punonjësve në pikën e pagesës në autostradën “Nënë Tereza” në Shkup
- Ngrihet aktakuzë ndaj dy prokurorëve, dyshohen për keqpërdorim të autoritetit zyrtar