Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaçi në një intervistë për emisionin “Triling” të TV 24 zbërtheu sulmet për korrupsion që VMRO ia adreson BDI-së.
\Flasin për BDI-në se qenka e korruptuar, atëherë le të tregojnë çka janë funksionarët e VMRO-së të cilët kaluan nëpër atë që kaluan, tha Thaçi në intervistë.
Thaçi gjithashtu theksoi se shqiptarët e kuptojnë se pas këtyre sulmeve fshihet qasja antishqiptare e tyre. Edhe Milosheviqi nuk thoshte shqiptarët, edhe ai thoshte Rugova, Hashim Thaçi por thoshte edhe se ka edhe shqiptarë të mirë. Vdiq ajo kohë.
Me 24 prill në darkë VMRO-ja do t’a ndryshojë retorikën ndaj shqiptarëve, por atëherë mund të jetë vonë, tha Thaçi.